Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani mund të ndryshojë ambient në orët e fundit të afatit kalimtar.
Lëvizje të shumta pritet të ndodhin në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, ku këtu nuk përjashtohen as disa lëvizje të futbollistëve kosovarë nëpër Evropë.
Gazetari i njohur Santi Aouna ka raportuar se gjiganti francez Lyon ka shprehur interesim për transferimin e Rrahmanit.
Sipas Aounas, Lyoni ka ofruar gjashtë milionë euro për të siguruar shërbimet e Rrahmanit, por Sparta Praha po kërkon tetë milionë.
🚨EXCL: 🔵🟡🔴🇽🇰 #ChanceLiga |
💰 L'OL a formulé une offre de 6M€ pour Albion Rrahmani, l'attaquant du Sparta Prague
❗️Le club tchèque réclame 8M€ pour laisser son attaquanthttps://t.co/Fv2MDCtBHy pic.twitter.com/BnIo7OUWOk— Santi Aouna (@Santi_J_FM) September 1, 2025
Negociatat mes dy klubeve pritet që të vijojnë në vazhdim pasi oferta e Lyonit dhe kërkesa e klubit çek nuk ka një dallim të madh.
Kujtojmë se Rrahmani e ka nisur furishëm edicionin e ri në elitën e futbollit çek, duke realizuar pesë gola pas shtatë ndeshjeve të luajtura./Telegrafi/