Balje: Nuk besoj se do të mund të vazhdojmë pa një përgjigje të Kushtetueses

Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse edhe sot dështon zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, çështja mund të përfundojë sërish në Gjykatën Kushtetuese.

Para seancës, Balje tha se nuk beson që do të mund të vazhdohet tutje pa një përgjigje nga Kushtetuesja.

“Nuk besoj që kemi me vazhdu më tutje pa një përgjigje të Kushtetueses”, tha Balje.

Ajo tha se duhet Gjykata të vendoset se si të vazhdohet tutje.

Sa i përket ndarjes së votimit për nënkryetarët dhe jo një pako si herave të kaluar, Balje tha se ka qenë blerja e kohës, teksa i përmendi zgjedhjet lokale.

“Arsyeja kryesore është blerja e kohës”, tha Balje. /Reporteri.net

Read Previous

Zemaj: Të respektohet ligjshmëria dhe pjesa e obligimeve kushtetuese

Read Next

Krasniqi: Unë kam refuzuar sot që ta takojë Kurtin