Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se nuk kanë komunikuar me Nenad Rashiq dhe sipas tij konstituimi i Kuvendit të Kosovës po zgjat pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për formim të qeverisë.
Këto komente ai i bëri para nisjes së seancës konstituive ku në radhë është votimi i nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.
“Konstituimi i Kuvendit po zgjat përtej pritjeve dhe arsyeshmërisë, Kosova do të duhej të kishte institucionet e saj fatkeqësisht ajo që e kemi thënë në fillim është çështja tek numrat për qeveri dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti nuk është i interesuar derisa të kaloj në një momentum tjetër derisa sa ta ketë një siguri që i numrat për krijimin e qeverisë. E gjithë kjo bllokadë lidhet rreth formimit të qeverisë ose të krijimit të një shumice parlamentare”, shprehet ai.
Ai bëri thirrje që të respektohet ligjshmëria dhe obligimet kushtetuese.
“Ne thërrasim gjithmonë që të respektohet ligjshmëria dhe pjesa e obligimeve kushtetuese por edhe të respektohet rregullorja e Kuvendit nuk kemi asnjë interpretim tjetër pavarësisht gjuhës së të cilët e përdorë LVV më shumë për të linçuar kundërshtarët politik ata që i kanë mbetur si element i punës dhe popullizmit të saj Lista Serbe dhe gjithçka çka lidhet me punën e saj”, deklaroi Zemaj.
Lidhur me letrën e Bashkimit Evropian që kanë bërë të ditur se në ambientet e kryeministrisë nuk do të takohen me kryeministrinë në detyrë, Albin Kurti, Zemaj th s kjo është pasojë e madhe për Kosovën.
“Kjo nuk është vetëm masë, por pasojë e madhe për Kosovën 5 vite nën sanksione ekonomike tash edhe ky ndëshkim ta quajt të BE ndaj Kosovës ndaj Kurtit dhe qeverisë që dëshirojnë vetën në detyrë ekzekutive dhe LDK zëri ynë në Kuvend kemi thënë edhe në verifikim të mandateve se nuk është e mundshme mbajtja e dy pozitave nuk mund të jesh edhe ministër edhe deputet…egoja e madhe për pushtet dhe gjithçka të lidhet me interes elektorale dhe me interesa financiare tash e kemi marr këtë përgjigje nga BE që nuk shkel në zyrën e qeverisë të një kryeministër dhe përkundër vendimit të Gjykatës Supreme vazhdon të kryej detyra ekzekutive në dëm të buxhetit të Kosovës”, theksoi Zemaj.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se nuk kanë pas asnjë komunikim me Nenad Rashiq.
“Nuk kemi pas asnjë komunikim as në kuptimin kolegial as politik”, tha ai. /KosovaPress/