Basha: Serbia e ka obligim ndërkombëtar të tregojë sa më parë ku gjenden vendndodhjet e të pagjeturve

Kryeparlamentari Dimal Basha pasi bëri homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, ka thënë se Serbia e ka obligim moral dhe ndërkombëtar që të tregojë vendndodhjen e të pagjeturve dhe vendet ku janë kryer masakrat.

“Një obligim moral, por edhe obligim ndërkombëtar që Serbia sa më parë të tregojë vendndodhjen e të gjithë masakrave dhe vendndodhjeve ku gjenden të pagjeturit që familjet në vendin tonë mezi presin të kuptojnë fatin e tyre”.

Në këto homazhe, Basha shkoi bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. /GazetaExpress/

Read Previous

Publikimi i Bashës, Kurti: Po manipulohet një kapitull për të cilin ai s’ka faj

Read Next

Shkencëtarët: Ky frut i i zakonshëm mbron zemrën, trurin dhe lëkurën