Fenerbahçe shkarkon Jose Mourinhon

Jose Mourinho nuk është më trajner i Fenerbahçes. Këtë klubi turk e bëri të ditur të premten paradite.

Fenerbahçe nuk ia doli të kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe kjo i kushtoi me pozitë teknikut të njohur portugez. Mourinho e ka drejtuar Fenerbahçen gjatë kampionatit të kaluar, por nuk ka arritur objektivat.

Ai është prej trajnerëve më të vlerësuar në futbollin evropian. /Koha.net/

Read Previous

24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Dhunë në familje, sulm me mjet të mprehtë dhe vjedhje e rëndë

Read Next

Ja sa gjoba u shqiptuan nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit