​Rashiq nuk zgjidhet nënkryetar, Basha ndërpret seancën

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq nuk mori votat e mjaftueshme për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Kryeparlamentari Dimal Basha tha se diskutimet do të vazhdojnë mes grupeve parlamentare, teksa e ka ndërprerë seancën konstituive.

Kjo është hera e dytë që sipas shortit hidhet në votim Rashiq.

“Konstatoj që deputeti Nenad Rashiq ka marrë vetëm 56 vota për, një kundër dhe 20 abstenime. Rrjedhimisht konstatoj që deputeti në fjalë nuk i merr votat e mjaftueshme për tu zgjedhur nënkryetar i kuvendit. Unë si kryetar Kuvendi mendoj që gjatë diskutimeve me kolegë deputetë që kemi ka pasur diskutime që mendoj që duhet të vazhdohet edhe më tej, ku vlerësoj se në seancën tjetër deputeti mund t’i merr votat e mjaftueshme për nënkryetar. Unë e mbylli këtë seancë këtu dhe vazhdojnë diskutimet mes grupeve parlamentare për të thirrur që ta votojnë deputetin Nenad Rashiq. Meqë diskutimet mund të vazhdojnë edhe brenda ditës, kështu që administrata ju njofton brenda ditës për fillimin e seancës së ardhshme”, tha krye parlamentari Dimal Basha.

Në seancën e sotme janë hedhur në votim sipas shortit disa herë deputetët e Listës Serbe, por që nuk kanë marrë votat për tu zgjedhur nënkryetar.

Të martën ka nisur procesi i hedhjes së shortit për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb. Votimi është ndërprerë pasi nuk morri votat as deputeti Nenad Rashiq, i cili është kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. /KosovaPress/

Read Previous

Sulmi rus në Kiev

Read Next

Krasniqi: LVV-ja po angazhohet për Rashiqin më shumë se për Haxhiun e Bashën