Kiev: Ukrainasit shënojnë Ditën e Pavarësisë

Qytetarë ukrainas janë mbledhur këtë mëngjes në Kiev për të shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit, mes sfidave të vazhdueshme që po përballet Ukraina për shkak të luftës.

Të afërmit e ushtarëve të zhdukur u panë duke mbajtur flamuj dhe pankarta, ndërsa morën pjesë në një tubim të veçantë në kryeqytet, duke kujtuar të dashurit e tyre dhe duke kërkuar kthimin e tyre.

Në një fjalim drejtuar kombit, presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh i vendosur:
“Është vetëm çështje kohe para se Ukraina të jetë sërish së bashku si një familje. Asnjë pushtim i përkohshëm nuk mund ta ndryshojë këtë.”

/GazetaSinjali/

Read Previous

Arrestohet një person për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë

Read Next

Kryeministri kanadez, Mark Carney mbërrin në Kiev