Kryeministri kanadez, Mark Carney mbërrin në Kiev

Kryeministri kanadez, Mark Carney ka mbërritur të dielën në Kiev.

“Në këtë Ditë të Pavarësisë së Ukrainës dhe në këtë moment kritik në historinë e kombit të tyre, Kanadaja po rrit mbështetjen dhe përpjekjet tona drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”, ka thënë Carney në një postim në platformën e mediave sociale X.

Shefi i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski, Andriy Yermak, përshëndeti vizitën e kryeministrit kanadez.

“Në këtë ditë të veçantë – Ditën e Pavarësisë së Ukrainës – është veçanërisht e rëndësishme për ne të ndiejmë mbështetjen e miqve tanë. Dhe Kanadaja ka qëndruar gjithmonë pranë nesh”, ka shkruar Yermak në aplikacionin e mesazheve Telegram./koha.net

Read Previous

Kiev: Ukrainasit shënojnë Ditën e Pavarësisë

Read Next

Trumpi uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë