Limaj: Nuk duhet të befasohet me emrin e kryetarit të Kuvendit, duhet të dihet paraprakisht

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka rithënë se marrëveshja politike është ajo që nevojitet për ta tejkaluar bllokadën në Kuvend.

“Çfarëdo zgjidhje parciale provokon situata të tjera, e jo krijim të institucioneve”, ka thënë ai duke shtuar se zgjidhje parciale janë zgjedhjet e parakohshme.

Limaj ka shtuar se emri i kandidatit për kryekuvendar duhet të bëhet i ditur paraprakisht.

“Situata nuk është normale. Nuk duhet të befasohet me emrin e kryetarit të Kuvendit, duhet të dihet paraprakisht, t’i ketë 61 vota, të shkohet të votohet, ka vendimmarrje politike”. /Koha.net/

Read Previous

Murati: Shpresoj që opozita të ketë reflektuar

Read Next

As Hekuran Murati nuk i merr votat për kryeparlamentar