Haxhi Avdyli: Ne duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje sa më shpejt që të jetë e mundshme.

Sipas tij, në zgjedhjet e reja qytetarët “duhet t’ua tregojnë vendin bllokuesve”.

Si bllokues ai ka përmendur partitë që deri tash kanë qenë në opozitë, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Listën Serbe që sipas tij janë në një vijë.

Në deklaratë para seancës konstituive të Kuvendit të premten, Avdyli ka thënë se nuk u takon partive të tjera të caktojnë emrin e propozuar të VV-së për kryeparlamentar.

“Në momentin kur ata dalin të parët, atëherë e caktojnë emrin. Lëreni çka ka ndjekur VV-ja para 20 vjetëve. Po flasim për tani. Ata janë bllokuesit e shtetit dhe ne duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt e qytetari t’ua tregojë vendin më shumë se 51 për qind”, ka thënë ai. /Koha.net/

Read Previous

Administrata e Trumpit po rishikon 55 milionë të huajt me viza amerikane

Read Next

Haradinaj kërkon takim para seancës për kandidatin për kryetar të Kuvendit