KF “Vëllaznimi” e nis sezonin me fitore ndaj KF “Feronikelit-74”

KF “Vëllaznimi” ka debutuar me fitore të madhe në ndeshjen e parë të sezonit të ri, duke mposhtur KF “Feronikelin-74” me rezultat 4-2 në stadiumin sintetik “Shani Nushi” në Gjakovë.

Takimi nisi me ritëm të lartë, por pjesa e parë nuk shkoi në favor të kuqezinjve, të cilët pas 45 minutave të para ishin në disavantazh 1-2. Golin e vetëm për “Vëllaznimin” në këtë pjesë e realizoi Sinan Kadiri, i cili mbajti gjallë shpresat për një rikthim.

Në pjesën e dytë, skuadra gjakovare tregoi karakter dhe forcë, duke përmbysur gjithçka para tifozëve të saj. Golat u shënuan nga Bleon Sekiraqa, Besfort Dervishaj dhe Ardi Shala, duke e dërguar rezultatin në 4-2 për “Vëllaznimin”.

Ky sukses i jep Vëllaznimit fillimin ideal në kampionat, duke dëshmuar se skuadra është e gatshme të luftojë fort në këtë sezon. /tvsyrivision/

Read Previous

“Parku i Lirisë” përfshihet nga flakët

Read Next

Moti sot