Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare për hyrje/daljet nga Kosova

Është reduktuar koha e pritjes në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë qytetarët presin deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë rreth 20 minuta. Pritje deri në 20 minuta janë regjistruar edhe në dalje tek Dheu i Bardhë.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për hyrje dhe dalje janë më të shkurtra, nga 1 deri në 5 minuta.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Raporti i DASH: Cila ishte gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2024?

Read Next

Sot mbahet takim virtual midis Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë