Zbulohet renditja e shpenzimeve neto të Premier Ligës angleze për pesë sezonet e fundit
Meksika ka mohuar se ushtria amerikane do të hyjë në territorin e saj, pas raportimeve se presidenti Donald Trump kishte urdhëruar Pentagonin të sulmonte kartelat latine të drogës.
“Shtetet e Bashkuara nuk do të vijnë me ushtri në Meksikë”, tha presidentja Claudia Sheinbaum, duke shtuar se bashkëpunimi mes dy vendeve ekziston, por një invazion është i përjashtuar plotësisht.
Raporti i New York Times zbuloi se Trump ka firmosur në fshehtësi një direktivë për përdorimin e forcës ushtarake jashtë vendit, duke i hapur rrugë operacioneve direkte ushtarake kundër kartelave, përfshirë edhe në det dhe tokë të huaj.
Megjithatë, qeveria meksikane thekson se nuk është përfshirë në asnjë marrëveshje që përfshin praninë e trupave ushtarake amerikane në vend, dhe thekson se ndarja e kartelave si organizata terroriste nuk është arsye për të cenuar sovranitetin e Meksikës.
Në muajt e fundit, Meksika dhe SHBA-të kanë punuar së bashku për të frenuar trafikun e drogës dhe emigracionin ilegal në kufirin mes dy vendeve, duke regjistruar rënie të ndjeshme të kalimeve dhe sekuestrimeve të drogës./tvklan.al