Petrol Company, një nga rrjetet më të mëdha të pikave të karburantit në Kosovë, ka njoftuar hapjen e dy pikave të reja në qytetin e Gjakovës.
Njëra pikë u hap në rrugën “Tirana”, pothuajse përballë pikës ekzistuese të Petrol Company në të njëjtën rrugë, ndërsa tjetra është e vendosur pranë ish fabrikës së kompresorit.
Ky zgjerim i rrjetit vjen si qëllim i kompanisë për të qenë gjithnjë më afër klientëve në çdo cep të vendit, duke ofruar karburant të cilësisë së lartë, çmime të qëndrueshme dhe shërbim të besueshëm për çdo vozitje.
Pikat e reja do të jenë tërësisht funksionale nga dita e parë, duke ofruar të gjitha shërbimet standarde të Petrol Company, përfshirë furnizimin me derivate cilësore, asistencë të shpejtë për klientët, si dhe mundësinë për përfitime nga programi i lojalitetit dhe ofertat e ndryshme mujore.
Ky zgjerim në Gjakovë përfaqëson një angazhim të drejtpërdrejtë të kompanisë për të investuar në infrastrukturë moderne dhe për të përmirësuar përvojën e konsumatorëve, si për banorët vendas, ashtu edhe për udhëtarët që kalojnë në këtë drejtim.
Përmes aplikacionit zyrtar dhe kanalit në Viber, Petrol Company do të vazhdojë të informojë klientët për çmimet ditore, lokacionet më të afërta dhe kampanjat shpërblyese, duke përfshirë edhe lojën mujore me shpërblime që tashmë është bërë pjesë e identitetit të saj.
Me hapjen e këtyre dy pikave të reja në Gjakovë, kompania forcon më tej prezencën e saj në pjesën perëndimore të vendit, duke dëshmuar edhe një herë se rritja e vazhdueshme shkon gjithmonë dorë për dore me cilësinë dhe afërsinë ndaj klientit.
Petrol Company nuk ndalet. Me çdo pikë të re, afron standardin më të lartë të shërbimit dhe udhëtimit në çdo rrugë të Kosovës. Gjakova është vetëm hapi i radhës në një rrugëtim që vazhdon me besim, cilësi dhe përkushtim.