Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka njoftuar se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit ka ofruar trajtim për mbi 49 mijë qytetarë.
QKUK-ja, përmes një komunikate për media, e ka vlerësuar këtë si sukses dhe rezultat të një përkushtimi profesional nga 158 punonjës shëndetësorë.
“Të dhënat kryesore statistikore (janar – qershor 2025): Vizita të përgjithshme mjekësore 49 mijë e 128, reanimacion: 11 mijë e 74 vizita, vizita internistike: 15 mijë e 688, vizita kirurgjike 8 mijë e 549, vizita ortopedike 10 mijë e 482, intervenime kirurgjike të lehta 3 mijë e 293, pacientë të operuar në sallën operative: 615, pranime në njësi të tjera nga Emergjenca 4 mijë e 971”.
Klinika Emergjente ka përmendur edhe rastet që ka trajtuar gjatë kësaj periudhe.
“Aksidente, lëndime, gjendje të rënda shëndetësore, goditje në zemër, kanë qenë vetëm disa nga rastet që ekipi emergjent ka qenë dhe është gjithmonë i gatshëm për të shpëtuar jetë”.
ShSKUK-ja kishte njoftuar edhe në fillim të muajit gusht se, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, Klinika Obstetrike-Gjinekologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka trajtuar 13 mijë e 789 raste, përfshirë 3 mijë e 658 lindje, nga të cilat 1 mijë e 541 janë realizuar me ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas ShSKUK-së, krahas kësaj, janë kryer edhe 2 mijë e 150 operacione të tjera gjinekologjike, duke përfshirë trajtime të patologjive të rënda dhe tumoreve të ndërlikuara. /Albanianpost.com