Flamingot “pushtojnë” Zvërnecin

Një surprizë e veçantë ka mahnitur pushuesit në plazhin e Zvernecit, ku shfaqja e disa flamingove ka tërhequr vëmendjen dhe entuziazmin e turistëve vendas dhe të huaj. Këto shpendë elegantë janë parë duke qëndruar pranë vijës bregdetare, duke ofruar një spektakël natyror të rrallë për pushuesit.

Pamja e tyre ka ngjallur habi dhe emocion, me shumë prej të pranishmëve që kanë nxituar të fiksojnë momentin me foto dhe video. Flamingot, që janë ‘banorë’ të përkohshëm të lagunës së Nartës, duket se këtë verë kanë zgjedhur të afrohen edhe më shumë me njerëzit, duke u bërë një atraksion shtesë për zonën turistike të Zvernecit.

Kjo shfaqje e rrallë natyrore jo vetëm pasuron përvojën e vizitorëve, por edhe thekson rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit në këto zona të veçanta të bregdetit shqiptar.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Rruga e Dukagjinit, Rama ndan pamje

Read Next

Evropa e prekur këtë verë nga thatësira rekord