24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës – drogë, dhunë në familje dhe aksident

Gjatë 24 orëve të fundit, rajoni i Gjakovës dhe Rahovecit është përballur me disa raste të veprave penale, përfshirë posedim të narkotikëve, dhunë në familje dhe një aksident trafiku

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

POSEDIM I NARKOTIKËVE

·         Gjakovë 27.07.2025-01:25.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 20.3 gram. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

·         Gjakovë 27.07.2025-20:20.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 5.11 gram. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

·         Rahovec 27.07.2025-20:30.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën dhe ne trup u janë gjetur dhe konfiskuar 2.88 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

DHUNË NË FAMILJE

Malishevë 27.07.2025-20:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. 

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU

Gjakovë 28.07.2025-00:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një motociklete ku perveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Read Previous

Konsullata në Stuttgart: Nuk ka kosovarë të konfirmuar mes viktimave në aksidentin në Riedlingen

Read Next

Grenell për Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg