Federata e Sindikatave të Pavarura ElektroKosova ka protestuar për largimin nga puna të disa punëtorëve nga KEDS, raporton Ekonomia Online.
Këtu u tha se gjatë pandemisë janë punësuar 105 persona pa konkurs zyrtar.
“Atëherë si një ish-sindikalist kam ardh këtu ta shpreh pakënaqësinë rreth punësimin në këtë kompani. Ka punësua familjarë, dua ta shpërfaq arrogancën e tyre rreth punësimit, janë punësuar 105 punëtorë vetëm gjatë pandemisë. Të gjithë janë punësuar në mënyrë të paligjshme”, u tha aty./eo/