Marotta mund të rikthehet tek Juventus

Gazetari Paolo Bargiggia analizoi situatën e Interit duke u përqëndruar mbi të gjitha tek e ardhmja e Beppe Marotta-s, i cili mendohet edhe si protagonisti kryesor për ndërtimin e Interit të Scudetto-s.

Sipas Bargiggia largimi i Marotta është i sigurtë për shkak të mosmarrveshjeve me presidentin Zhang.

Presidenti nuk ka pëlqyer disa nga lëvizjet e Marotta lidhur me nënshkrimet në klub. Kjo ka bërë që marrdhënia mes tyre të ftohet, edhe pse nuk përjashtohet që të ketë kontakte të mëtejshme në të ardhmen.

Nëse Marotta largohet, Juventus shikohet si destinacioni më i logjikshëm. Në këtë rast krahu i tij i djathtë nuk do të ishte më Paratici por Cherubini./rrjetasportive/

Read Previous

Disa qytetarë kanë protestuar ndaj menaxhmentit të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”

Read Next

SHBA-të kanë vaksinuar mbi 100 milionë njerëz, që përfaqësojnë rreth 40% të popullsisë