Administrata Trump nis një diplomat drejt Ballkanit

Administrata Trump ka rikthyer fokusin diplomatik në Ballkan. Një zyrtar i lartë i Departmantit Amerikan të Shtetit do të zhvillojë vizitë zyrtare në tri shtete të rajonit Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, shkruan Reporteri.net.

Brendan Hanrahan, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë, ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën X se është nisur drejt Ballkanit.

“Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare për Ballkanin Perëndimor. Me padurim pres të forcojmë lidhjet mes SHBA-së dhe vendeve të rajonit,” ka shkruar ai, duke iu referuar përvjetorit të Marrëveshjes së Daytonit – marrëveshjes që më 1995 i dha fund luftës në Bosnjë.

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një takim me të në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Pas takimit, Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në mbrojtje, ekonomi, si dhe investime strategjike me interes të ndërsjellë, shkruan Reporteri.net.

“Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim. 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani./Reporteri.net

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Çka tha Trump në deklarimin ku e përmendi Kosovën dhe Serbinë?