Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 43-të

As pas 43 tentimesh Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet. 

55 deputetë kanë votuar pro themelimit të komisionit për votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin, asnjë kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar. 

Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën në orën 11:00. 

Në këtë seancë, kryesuesi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari ua ndali fjalimet Ariana Shoshi-Musliut të PDK-së dhe Besian Mustafës së LDK-së, që kërkonin rikthim në procedurën e votimit të hapur për zgjedhjen e kryetarit te Kuvendit. /Koha.net/

Read Previous

AKB: Prodhimet vendore në rrezik, produktet serbe po dominojnë tregun e Kosovës

Read Next

Trump paralajmëron tarifa 10% për vendet pro-BRICS