Bogujevci: Rregullorja dhe Kushtetuta e lejojnë votimin e hapur dhe të fshehtë – opozita ta respektojë procedurën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit është i përcaktuar qartë në rregulloren e Kuvendit dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar pa dilemë mënyrën e votimit.

“Është rregullorja e Kuvendit që përcakton shumë qartë procesin. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë shumë qartë: mund të votohet në dy forma – në të hapur dhe në të fshehur”, tha Bogujevci para mediave.

Ajo kritikoi opozitën për mosrespektim të procedurave dhe për bllokim të procesit, duke theksuar se votimi është obligim dhe nuk mund të anashkalohet.

“Duhet t’i respektojmë procedurat. Njëra nga to është votimi. Njëra ndër to që është dashtë të respektohet nga opozita është votimi – dhe duhet të votohet. Ky është problem shumë i madh”, u shpreh Bogujevci./Koha.net

Read Previous

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

Read Next

Berisha: Unë do të reflektoj, do ta votoj këdo në votim të hapur