Revolucion në Formula 1, Max Verstappen mund të kalojë te Mercedes

Piloti Max Verstappen është afër një marrëveshjeje me Mercedes për vitin 2026. Sipas “Sky Sport”, negociatat janë tashmë në një fazë të avancuar midis holandezit, 4 herë kampion bote në Formula 1 dhe ekipit britanik.

Makina gjermane synon të kthehet në majë duke filluar nga sezoni i ardhshëm dhe për këtë kërkon ndihmën e Verstappen. Ai do të kishte Kimi Antonelli si shok skuadre, i mbrojturi i Toto Wolff, ndërsa George Russell do të largohej pas katër sezonesh.

Sigurisht, ka çështje komplekse kontraktuale për t’u zgjidhur, duke pasur parasysh se Max ka një kontratë me Red Bull të vlefshme deri në fund të vitit 2028. Javët e fundit është folur për një klauzolë që piloti mund ta aktivizojë nëse nuk është midis tre të parëve në renditjen e kampionatit botëror në pjesën e pare të sezonit.

Ai aktualisht është i treti me një avantazh prej 9 pikësh ndaj Russell (i katërti), por është e qartë se vullneti i pilotit është ai që do të bëjë diferencën. Nëse super-lëvizja do të ketë sukses, mbetet të shihet se cili mund të jetë fati i Russell, pasi kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonit. /Telesport.al/

Read Previous

Ushtarët shqiptarë dhe austriakë dislokohen në KFOR

Read Next

Irani planifikoi të minojë Ngushticën e Hormuzit?