SHBA-ja ndalon dërgimin e disa armëve të premtuara në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndalojnë dërgimin e disa armëve të premtuara më herët në Ukrainë, duke përfshirë raketa dhe municione, mes shqetësimeve se rezervat e tyre kanë rënë shumë, raportuan “Politico” dhe “NBC News”.

Mediet cituan individë të njohur me çështjen, duke përfshirë zyrtarë të mbrojtjes dhe anëtarë të Kongresit të SHBA-së.

Raportet deklaruan se një shqyrtim i rezervave ishte kryer më parë.

Shtëpia e Bardhë nuk konfirmoi asnjë detaj kur u pyet.

“Armët në fjalë përfshijnë raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, predha artilerie precize, “Hellfire” dhe raketa të tjera që Ukraina lëshon nga avionët luftarakë dhe dronët e saj F-16″, sipas raporteve.

Megjithatë, zëvendës-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly tha në një deklaratë se ky vendim ishte marrë për t’i dhënë përparësi interesave të SHBA-së pasi Departamenti i Amerikan Mbrojtjes shqyrtoi mbështetjen dhe ndihmën ushtarake në vend për shtetet e tjera anembanë botës.

Kelly tha se fuqia e forcave të armatosura të SHBA-së mbetet e padiskutueshme, duke shtuar: “Thjesht pyesni Iranin”.

Armët në fjalë thuhet se iu premtuan Ukrainës nga ish-presidenti, Joe Biden.

Ukraina ka qenë duke u mbrojtur kundër sulmit rus në shkallë të plotë – për më shumë se tre vjet. Në javët e fundit, Rusia ka intensifikuar ndjeshëm sulmet e saj ndaj Ukrainës. /ATSH-DPA/

Read Previous

Seriali “Squid Game” thyen rekord në Netflix

Read Next

Që dy orë në takim, Osmanit e Kurtit në takim iu bashkohet edhe ambasadorja amerikane