Oliver Tarvet është një nga surprizat e mëdha të raundit të parë të grand slam-it të Wimbledon. Pasi kaloi kualifikimet javën e kaluar, anglezi 23-vjeçar mposhti zviceranin Leandro Riedi dhe kështu fitoi aksesin në raundin e dytë si numri 733 në botë.
Një “përrallë e bukur” për tarvet, e kurorëzuar edhe me një çmim të konsiderueshëm financiar. Për fitoren në raundin e parë ai ka arkëtuar 99,000 paund, afërsisht 115,000 euro.
Për fat të keq, Tarvet nuk mund ta marrë atë premio për shkak të statusit të tij. Në jetën e përditshme Oliver studion në Universitetin e San Diego, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe, për ata që janë të regjistruar në qarkun NCAA, nuk mund të tërheqin shuma më të larta se 7,300 paund, praktikisht 8,505 euro. Ndërkohë që, në raundin e dytë ai do të përballet me spanjollin Carlos Alcaraz, numrin 2 në botë.
Gjithsesi, i riu anglezi po mendon për sfidën me spanjollin: “Kjo është ëndrra ime. Nuk jam këtu për paratë, por vetëm për publikun dhe përvojën, duke u përpjekur të lë gjurmën time”.
“Kam punuar shumë për të marrë këto parà. Nuk mendoj se është e pamerituar. Ndoshta duhet të ketë një ndryshim në rregullat e NCAA-së, por në të njëjtën kohë nuk dua të përfshihem, nuk është fusha ime“, tha Oliver Tarvet. /Telesport.al/