OEK njofton anulimin e tretë të njoftimit të ZRrE-së për daljen në tregun e lirë

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar për aktgjykimin e tretë nga Gjykata Komerciale e Kosovës, i cili anulon njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për daljen në tregun e lirë të energjisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas OEK-ut, ky vendim konfirmon se bizneset kishin të drejtë kur kundërshtuan njoftimin e ZRrE-së.

“Me vendimin e parë të Gjykatës Komerciale u dëshmua se e drejta është në anën e bizneseve, mirëpo vendimet tjera janë duke e përforcuar të drejtën e bizneseve të Kosovës,” thuhet në njoftim.

OEK kërkon nga ZRrE-ja që “ta pezullojë menjëherë njoftimin për daljen në tregun e lirë, përpara se të krijohen pasoja edhe më të rënda për biznesin, sidomos ndikimin negativ në konkurrueshmërinë e tregut.”

Oda Ekonomike inkurajon bizneset e dëmtuara që të ndjekin rrugën ligjore dhe ka krijuar një ekip juristësh për t’i asistuar në përpilimin e akteve juridike kundër njoftimit të ZRrE-së.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Friedrich Merz: BE-ja do të përdorë ndikimin e saj mbi Izraelin për armëpushim në Gaza

Read Next

Katër kombinime ushqimesh që i falin organizmit tuaj shëndet të plotë