Sipas njoftimit në Facebook, ministria ka thënë se qytetarët shqiptarë duhet të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore”, thuhet në njoftim./koha.net/