Google prezanton “Audio Overviews”, përmbledhje me zë për rezultatet e kërkimit

Google ka lansuar një funksion të ri eksperimental të quajtur “Audio Overviews”, që integron përmbledhje audio të gjeneruara nga inteligjenca artificiale në rezultatet e kërkimit për pajisjet mobile.

Ky opsion i ri u mundëson përdoruesve të dëgjojnë përmbajtjen pa pasur nevojë ta lexojnë apo të mbajnë telefonin në dorë.

Duke përdorur modelet gjuhësore të avancuara Gemini, sistemi e shndërron një pyetje komplekse në audio të shkurtër, rreth 40 sekonda, me mundësi kontrolli për shpejtësinë dhe volumin.

Për më tepër, çdo përmbledhje përfshin edhe lidhje të drejtpërdrejta me burimet origjinale të informacionit, duke ofruar një përvojë të plotë dhe praktike për përdoruesit në lëvizje. /GazetaSinjali/

Read Previous

Rubio: Hakmarrja e Iranit do të ishte gabimi më i keq ndonjëherë

Read Next

Fyerje raciste ndaj yllit të Realit? FIFA nis menjëherë hetimet pas tensioneve në Botërorin e Klubeve