Irani: Trump, bixhozxhiu – Ne do ta përfundojmë këtë luftë

Irani ka lëshuar një paralajmërim të ri të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara, duke thënë se do të përballet me “pasoja të rënda dhe të paparashikueshme” pas sulmeve ajrore që goditën objektet bërthamore iraniane gjatë fundjavës, shkruan Gazxeta Sinjali.

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ebrahim Zolfaghari, deklaroi se SHBA-të kanë hyrë zyrtarisht në luftë dhe kanë “shkelur tokën e shenjtë të Iranit”.

“Do të ketë operacione të fuqishme dhe të synuara kundër agresorëve,” tha ai, duke e cilësuar situatën si një moment me pasoja të pakthyeshme për sigurinë rajonale dhe globale, transmeton BBC.

Duke iu drejtuar presidentit amerikan Donald Trump në anglisht, Zolfaghari tha: “Z. Trump, bixhozxhiu! Ju mund ta filloni këtë luftë – por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë!”

Deklaratat vijnë në një kohë kur tensionet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit janë në kulmin e tyre, ndërsa komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për përmbajtje dhe rikthim në diplomaci.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Oklahoma City Thunder janë kampionët e ri të NBA-së

Read Next

Bill Clinton: Netanyahu e do luftën për të qëndruar në pushtet përgjithmonë