Një fluturim i Air India me destinacion Londrën, që mbante 242 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua pak pasi u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar i Ahmedabad.
Videoja tregon aeroplanin duke u përpjekur të ngrihet, përpara se të përplasej në një zonë të banuar disa minuta më vonë.
Megjithëse shpesh na thuhet se fluturimi me avion është një nga mënyrat më të sigurta të transportit, pilotët dhe ekspertët e aviacionit thonë se ngritja dhe ulja janë pjesët më të rrezikshme të një fluturimi.
Analistja e transportit të CNN, Mary Schiavo, ia atribuon përqindjen më të lartë të aksidenteve në këto faza të fluturimit rreziqeve të natyrshme dhe manovrave që kërkohen për ngritje dhe ulje në një aeroport.
“Aeroportet sjellin shumë më tepër stres për pilotët, kontrollorët e trafikut ajror dhe vetë aeroplanin”, tha ajo.
Nisjet dhe uljet nuk merren lehtë. Pilotët trajnohen dhe rikualifikohen vazhdimisht për të reaguar nëse diçka shkon keq gjatë këtyre momenteve kyçe.
Dennis Tajer, zëdhënës i Shoqatës britanik të Pilotëve të Bashkuar, tha se pilotët ndjekin një numër të madh listash kontrolli për të kryer këto detyra.
Në fakt, gjatë ngritjes, FAA (Administrata Federale e Aviacionit) nuk lejon asnjë bisedë apo aktivitet të panevojshëm nën rreth 3000 metra.
“Është kaq e rëndësishme që gjithë vëmendja të jetë në një gjë të vetme, dhe ajo është fluturimi i avionit deri te ecja në pistë. Për fluturimin në momentin e ngritjes, je me peshë më të madhe. Je duke përshpejtuar nga zero deri në shpejtësinë që të lejon të fluturosh”, përfundoi ajo. /Telegrafi/