Prishtina sot mirëpret afro 300 pingpongist ne edicionin e tretë të turneut ndërkombëtar të pingpongut Prishtina Open 2025, një prej ngjarjeve më të mëdha sportive të vitit në vend, transmeton KosovaPress.
Gjatë tri ditëve të ardhshme, Pallati i Rinisë dhe Sportit do të jetë qendra e këtij sporti, ku mbi 300 pingpongistë nga 25 shtete të ndryshme do të përballen në duele të mbushura me energji dhe pasion.
Turneu përfshin të gjitha kategoritë, nga më të vegjlit U11 e deri tek veteranët, duke ofruar mundësi për secilin sportist të tregojë talentin dhe përkushtimin e tij në një skenë ndërkombëtare. Krahas garave, organizatorët kanë përgatitur një atmosferë mikpritëse për pjesëmarrësit dhe spektatorët, me aktivitete përcjellëse dhe surpriza për publikun.
Ky event organizohet nga Klubi i Pingpongut Priping, ne kuadër te aktiviteteve te Ditës se Çlirimit te Prishtinës, dhe synon jo vetëm ngritjen e nivelit të pingpongut në vend, por edhe promovimin e Kosovës si një destinacion sportiv ndërkombëtar.
Turneu fillon ne ora 10:00 me kategoritë junior U19.
KosovaPress