Abas Aslani, një analist i çështjeve iraniane me bazë në Teheran, ka thënë për Al Jazeera se Izraeli po zhvillon “luftë psikologjike” në Iran përmes vrasjeve dhe kërcënimeve gjithnjë e më të ashpra.
Izraeli është “përpjekur të frikësojë publikun dhe të rrisë nivelin e kërcënimeve të tij në mënyrë që të ndalojë Iranin të përgjigjet ndaj sulmeve izraelite”, ka thënë Aslani, një bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Qendrën për Studime Strategjike të Lindjes së Mesme.
“Por fakti është se Irani deri më tani nuk ka ardhur me forcë të plotë sepse ata e kanë mbajtur të hapur mundësinë që SHBA-të të përfshihen në këtë konflikt”.
Sipas tij, në vend që të nxisin frikë ose kaos, sulmet dhe kërcënimet e Izraelit në fakt kanë krijuar një ndjenjë më të fortë të unitetit kombëtar në Iran.
Sulmet izraelite “nuk do ta pengojnë vendin të përgjigjet”, ka shtuar.