Emigrantët që do të sillen në Kosovë

Qeveria e Kosovës në detyrë tashmë e ka jetësuar me një vendim kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta në Kosovë.

Në vendimin e publikuar nga ekzekutivi thuhet se personat që do  të vijnë në Kosovë do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara me ligj.

Këta 50 persona poashtu do të përkrahën financiarisht nga shteti kosovar me nga 120 euro në muaj.

Pikërisht për këtë e për kohën se kur pritet të vijnë ata në Kosovë është pyetur kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Duhet ta kuptoni: janë ekipet e juristëve tanë që bashkëpunojnë me palën amerikane për detajet. Këtë përgjigje do ta gjeni në aspektin teknik të saj në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ka thënë Albin Kurti – kryeministër në detyrë.

Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se tani për tani nuk kanë detaje të tjera që mund të ndahen me publikun.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Sot përpjekje e re për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Read Next

Trump konfirmon dijeni për sulmin izraelit: Irani nuk mund të ketë bombë bërthamore