Futbollisti i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani ka folur rreth penalltisë së mbrëmshme që Shqipëria e pati s’i rast për të shënuar gol në duelin ndaj Serbisë, i cili u mbyll baraz 0:0.
Mesfushori i cili luan te Interi, tha se ishte i gatshëm që ta merrte përgjegjësinë për 11 metërshin, por që sipas tij, vendimin se kush do ta gjuaj e merr përzgjedhësi Sylvinho.
“Kush është caktuar për penalltitë? Nuk e di. Këto gjëra i vendos trajneri. Sot e vendosi për Manajn dhe nuk ka problem. Dhe unë doja ta gjuaja, por kur trajneri thotë është ky, është ai dhe nuk kemi çfarë bëjmë”, deklaroi Asllani.
Shqipëria dominoi në fushë sa i përket tentimeve për shënim dhjetë kundrejt tetë që i kishin serbët, megjithatë portat mbetën të paprekura deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.
Megjithatë, ‘kuqezinjtë’ synojnë që të përgatiten sa më mirë për duelet e radhës kualifikuese për botëror dhe të marrin sa më shumë pikë. /Albanianpost.com