​Sot Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore më 7 Qershor është një ditë ndërkombëtare e vendosur bashkërisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Kjo ditë synon të tërheqë vëmendjen dhe të frymëzojë veprimet për të forcuar përpjekjet, për të përfshirë sigurinë ushqimore në agjendën publike dhe për të zvogëluar barrën e sëmundjeve që vijnë nga ushqimi në nivel global, raporton KosovaPress.

Dita e Sigurisë Ushqimore 2025 mbahet me sloganin “Siguria Ushqimore: Shkenca në Veprim”, duke u fokusuar në rolin vendimtar që luan shkenca në avancimin e kërkimit dhe njohurive për të mbajtur ushqimin të sigurt.

Qendra e Përbashkët e Teknikave Bërthamore në Ushqim dhe Bujqësi FAO/IAEA do të festojë këtë ditë duke theksuar përpjekjet e bëra së bashku me shtetet anëtare mbi sigurinë ushqimore dhe rolin e shkencave në mbështetjen e politikë-bërësve, industrive, prodhuesve dhe konsumatorëve. 

Read Previous

​Tentimi i njëzetetetë sot në Kuvend

Read Next

Papa me shtet që nga viti 1929