Deschamps: Ousmane Dembele e meriton Topin e Artë

Trajneri i Francës, Didier Deschamps thotë se ylli i ekipit të tij, Ousmane Dembele e meriton ta fitojë çmimin më të madh individual, “Topi i Artë”.

“Me sezonin që ka zhvilluar, Dembele absolutisht e meriton Topin e Artë, nuk ka dyshim për këtë. Nuk do të flas për Lamine Yamal dhe ta krahasoj atë me Dembele-n. Nëse do të më duhej të zgjidhja, do të thoja Dembele-n. Ai e meriton”, tha Deschamps.

PSG fitoi tripletën dhe Dembele dha një kontribut të madh në çdo garë. /GazetaBlic Sport

Read Previous

Microsoft ofron shërbime falas për të rritur sigurinë kibernetike të qeverive evropiane

Read Next

Zvicra shpallet vendi me cilësinë më të lartë të jetës në botë për vitin 2025