Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë përgjatë vijës kufitare

Ushtarët turq të misionit të KFOR-it kanë vazhduar patrullimet e rregullta në të gjithë Kosovën.

Ata patrulluan edhe përgjatë vijës kufitare administrative, shkruan IndeksOnline.

Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se patrullimet janë kryer ditën dhe natën, dhe pasqyrojnë angazhimin e misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në njoftimin e KFOR-it./IndeksOnline/

Read Previous

Policia ‘blindon’ Tiranën

Read Next

Trumpi për ndalesën ndaj 12 vendeve: Nuk i duam ata