Një grup prej 57 vendesh, përfshirë të gjithë anëtarët e NATO-s, që po ndihmojnë Ukrainën, takohen sot në Bruksel për rundin e fundit të koordinimit se si ta ndihmojnë më mirë Kievin në luftën e tij të vazhdueshme kundër pushtimit rus.
Takimi vjen një ditë pasi Ukraina sulmoi me eksplozivë të vendosur nën ujë, urën e Kërçit të ndërtuar ilegalisht, e cila lidh gadishullin e Krimesë të Ukrainës të pushtuar nga Rusia me Rusinë.
Projekti i rëndësishëm i Vladimir Putinit është goditur me më shumë se një ton metrikë eksplozivë, ka bërë të ditur të martën shërbimi i sigurisë SBU i Kievit.
Por Reuters raporton se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth nuk do të marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës sot, ndonëse ai parashihet që të marrë pjesë në një takim të NATO-s të enjten.