31 të lënduar në aksidente trafiku brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve të fundit, janë raportuar gjithsej 84 aksidente trafiku, prej tyre 31 me të lënduar dhe 53 me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut, janë shqiptuar 2,029 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.

Policia apelon për kujdes të shtuar në rrugë dhe respektim të rregullave të trafikut, në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i jetëve dhe të minimizohen aksidentet./21Media

Read Previous

​Qendrat e ndihmës në Gazë mbyllen përkohësisht

Read Next

Bogujevci: Ka deputetë që do ta votonin Haxhiun me votim të fshehtë