Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagrebi

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, pritet të ndahet nga Dinamo Zagrebi gjatë afatit kalimtar të verës, pas një sezoni të vështirë ku klubi nuk arriti të sigurojë titullin kampion.

Një nga skuadrat më të interesuara për Hoxhën është ajo turke, Kayserispori, e cila e ka arritur objektivin e mbijetesës në Superligën e Turqisë dhe tani po kërkon të përforcohet me futbollistë të rinj dhe cilësorë.

Vlera e mundshme e transferimit të Arbër Hoxhës mund të kalojë shifrën e 2 milionë eurove, duke e bërë një lëvizje të rëndësishme për futbollistin dhe për klubin që do ta blejë.

Përveç Kayserisporit, interesim për sulmuesin shqiptar thuhet se kanë shfaqur edhe skuadra të tjera, por emrat e tyre nuk janë bërë publikë deri tani. /GazetaSinjali/

Read Previous

NATO: Vëzhgojmë me shqetësim aktivitetet kibernetike dashakeqe me burim nga Kina

Read Next

BE-ja po shqyrton krijimin e një qendre detare të sigurisë