Spanja apelon që të ndalohet furnizimi me armë i Izraelit

Spanja po bën thirrje për një embargo ndërkombëtare të armëve kundër qeverisë izraelite për t’i dhënë fund luftës dhe fatkeqësisë humanitare në Rripin e Gazës.

“Ne të gjithë duhet të biem dakord për një embargo të përbashkët të armëve”, tha ministri i Jashtëm Jose Manuel Albares.

Sipas tij, gjëja e fundit që Lindjes së Mesme i duhet tani janë armët, raportojnë mediat e huaja.

Bëhet e ditur se Albares bëri thirrje për “pezullimin e menjëhershëm” të marrëveshjes së partneritetit të Bashkimit Evropian me Izraelin, një masë që aktualisht po shqyrtohet nga Brukseli, dhe vendosjen e sanksioneve të synuara kundër individëve “që pengojnë zgjidhjen me dy shtete”.

“Nëse është e nevojshme, sanksionet duhet të vendosen edhe kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu”, tha Albares.

Ai theksoi se “palestinezët kanë absolutisht të njëjtat të drejta për paqe dhe siguri si izraelitët”. Qeveria spanjolle është një nga qeveritë më kritike në Evropë për luftën e Izraelit në Gaza./abcnews.al

Read Previous

GAP: Kosova rrezikon të humbas mbi 600 milionë euro për shkak të masave ndëshkuese nga BE-ja

Read Next

Ministria e Financave njofton për ankandin e shtatë të letrave me vlerë