Një shtetas i Shqipërisë është shoqëruar për intervistim në Polici, pasi i njëjti ka tentuar t’i japë ryshfet zyrtarëve policor në pikën kufitare në Vërmicë, shkruan Reporteri.net.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi:
DHËNIE RYSHFETI
SPK-Vërmicë / 25.05.2025 – 08:45. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari shtetas i Shqipërisë i cili kishte tentuar tu jap ryshfet zyrtarëve policor, në konsultim me prokurorin, të dyshuarit i janë sekuestruar dokumentet (pasaporta dhe libreza e automjetit), për tu paraqitur me datë 26.05.2025 para prokurorit kompetent. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./reporteri/