Ka dështuar për të 21-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Të dielën s’pati sërish kuorum për të votuar Komisionin për votim të fshehtë. Në sallë ishin 90 deputetë. Pro votuan 53 deputetë. Seanca e ardhshme është caktuar për të martën me fillim nga ora 11:00.
Në 12 përpjekjet e fundit seanca ka dështuar te pika e njëjtë – propozimi i kryesuesit Avni Dehari, që nga votimi i hapur të kaluar në votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Seanca e parë konstituive e legjislaturës së 9-të të Kuvendit të Kosovës u mbajt më 15 prill. Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit.
Por, Haxhiu nuk ka siguruar votat në gjashtë përpjekjet e para në votim të hapur dhe është propozuar të kthehet në votim të fshehtë votimi për kryeparlamentar./koha.net/