Ushtarët bullgarë nga Batalioni Shumëkombësh i Forcës Rezervë Operacionale dhe trajnerët hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktike të KFOR-it, kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët operacionale, të fokusuar në kontrollin e turmave dhe menaxhimin e situatave të zjarrfobisë.
Stërvitja u zhvillua në kushte maksimalisht realiste, me qëllim që pjesëmarrësit të fitojnë përvojë praktike dhe një kuptim të qartë të mjedisit situativ, si dhe për të rritur gatishmërinë e reagimit në situata emergjente dhe trazira civile.
“Qëllimi është që kursantët të përjetojnë sa më afër realitetit presionin e situatave me rrezik të lartë dhe të zhvillojnë reagime të koordinuara, të disiplinuara dhe efektive,” thuhet në njoftimin e KFOR-it. /KosovaPress/