Manny Pacquiao konfirmon rikthimin e tij në ring

Patrick T. Fallon/AFP/Getty Images/File

Manny Pacquiao është rikthyer zyrtarisht. Boksieri njoftoi të mërkurën rikthimin e tij në ring pas gati katër vitesh mungesë.

Filipinasi konfirmoi atë që Mauricio Sulaiman, president i WBC-së, e kishte njoftuar javë më parë.

Boksieri legjendar 46-vjeçar do të përballet me Mario Barrios në një ndeshje për rripin e peshave mesatare të Këshillit Botëror të Boksit (WBC) në mesin e korrikut.

“Jam kthyer. Më 19 korrik, do të kthehem në ring për t’u përballur me kampionin e peshave të mesme të WBC, Mario Barrios, në ‘MGM Grand’ në Las Vegas. Le të bëjmë histori”, tha ai.

Pacquiao aktualisht mban rekordin për kampionin më të vjetër në peshën mesatare. Ai e arriti këtë në vitin 2019, kur në moshën 40 vjeç mposhti Keith Thurman në luftën për titullin botëror WBA.

Ai është gjithashtu katër herë kampion në kategori dhe ka një rekord të përgjithshëm prej 62 ndeshjesh, tetë humbjesh dhe dy barazimesh. /Albanianpost.com

Read Previous

CNN: Më shumë se kurrë amerikanët po kërkojnë shtetësi britanike

Read Next

Presidentja Osmani merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s