Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës: 15 persona të arrestuar dhe 2083 gjoba të shqiptuara

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2083 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 15 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje, kurse dy t tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

Shpallen lojtarët më të mirë të sezonit në Serie A

Read Next

CNN: Më shumë se kurrë amerikanët po kërkojnë shtetësi britanike