A do të rikthehet Conor McGregor në UFC? Flet Dana White

Credit: Getty Images

Presidenti i UFC, Dana White, ka hedhur poshtë kërkesën për rikthim të Conor McGregor në kafaz. “Ai nuk do të luftojë së shpejti“, tha presidenti i UFC-së.

Irlandezi, ish-kampioni i dy divizioneve të UFC, dëshiron të rikthehet në sportet e tij luftarake. Kjo do të thotë se ai duhet të hyjë sërish në grupin e testimit antidoping nga Usada

“Ai nuk do të luftojë së shpejti. Unë nuk kam folur me Conor për një minutë për një kohë të gjatë. Nuk shoh asgjë në lidhje me të në horizont”, shtoi më tej Dana White.

Fansat e arteve marciale mikse nuk e kanë pare në kafaz irlandezin, tashmë 36-vjeçar, për gati katër vjet. McGregor pritej të bënte rikthimin e tij të shumëpritur në UFC 303 qershorin e kaluar, por një gisht i thyer përmbysi gjithçka.

Gjatë kohës së tij joproduktive, McGregor ka bashkëpunuar me BKFC, ka hedhur idenë për një kandidim në postin e presidentit në Irlandë dhe ka bërë disa paraqitje në gjykatën lokale.

Është e vështirë të imagjinohet që “The Notorious” (famëkeqi, nofka e McGregor), ish-kampioni i peshave të lehta, të kthehet në MMA në këtë periudhë. Pra, le të shihemi në 2026-n. /Telesport.al/

Read Previous

Dislokim historik: Gjermania rikthen prezencën ushtarake jashtë vendit

Read Next

Google sjell përkthyesin në kohë reale me Inteligjencën Artificiale