Yamal thyen një tjetër rekord

Super-talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, ka thyer një tjetër rekord të jashtëzakonshëm.

17-vjeçari ka vendosur një standard të ri për shitjen e fanellave në historinë e klubit katalanas.

Sipas “Revelo”, fanella e Yamalit nga Nike është bërë më e shitura ndonjëherë brenda një dite të vetme në historinë e Barcelonës, duke gjeneruar të ardhura marramendëse prej 2.1 milionë dollarësh vetëm në 24 orët e fundit.

Në moshën vetëm 17-vjeçare, Yamal ka marrë jo vetëm vëmendjen sportive, por edhe atë komerciale, duke u kthyer në një figurë kyçe për imazhin e klubit.

Me paraqitje mbresëlënëse në fushë dhe një profil gjithnjë e më pozitiv në publik, Yamal është shndërruar në “djalin poster” të ri të Barçës.

Klubi katalanas tashmë synon të përfitojë maksimalisht nga potenciali i tij, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë të marketingut. /RTKlive

Read Previous

Raporti: Apple marka më e vlefshme në botë

Read Next

Komisioni Evropian: Shqipëria kryeson rajonin për rritje ekonomike