Avokati i Popullit për mosanëtarësimin e Kosovës në KE

Avokati i Popullit, Naim Qelaj në emisionin KALLXO Përnime ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. 

Sipas tij, mosanëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, bart pasoja të shumëfishta. 

Qelaj thotë se në këtë mënyrë edhe qyetetarët e vendit privohen në raport me një të drejtë ndërkombëtare. 

‘Vetë anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë kishte me tregu dhe kishte me qenë idnikatorë mjaft i rëndësishëm për shtetin, për qytetarët se Kosova ka mbërri të jetë në standarde të mjaftueshme me vendet demokratike të Europës”- ka thënë Qelaj. 

Ai shtoi se pengesa në këtë proces vie nga politikat e brendshme të Kosovës. 

 Mosanëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës, Qelaj thotë se dëmton qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe komunitetet. 

Ndërkaq, përfaqësimi në institucionet e Kosovës nga komuniteti thotë se ka pësuar ndryshim radikal nga dorëheqjet që qytetarët serb kanë dhënë nga këto institucione. /Kallxo/

Read Previous

Orteku në Alpet Zvicërane zë disa persona

Read Next

Terras: Nuk është gjëja e duhur që pas 25 vjetësh ka ende vende të cilat nuk e njohin Kosovën