Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se është shumë i interesuar që të fillojë funksionalizimi i institucioneve. Ai tha se në takim me presidenten Vjosa Osmani, u diskutuan për zgjidhje të problemit dhe u konsiderua se ka momentalisht mungesë të vullnetit politik.
“Po të kishte vullnet politik, do të zgjidhej çështja. Opsioni i fundit është me dërgu në Kushtetuese e me u dhënë interpretim për këtë situatë. Unë insistojë që partitë politike, ato kryesoret, të ulen e të bëjnë zgjidhje. Nuk është pengesa te komunitetet. Nëse s’ka vullnet, atëherë nuk duhet humbur kohë e të dërgohet në Kushtetuese. Unë jam me u bë konstituimi i Kuvendit e po presim për një marrëveshje me qeverinë”, tha Berisha para fillimit të seancës konstituive.
Ai ka thënë se nuk do ta përkrahë ndryshimin e formës së votimit për kandidatin për kryeparlamentar./Koha.net